retro machine games poker online free deposit horseshoe casino cleveland progressive jackpot online poker deposit bonus jackpot wunners at casino

ZBUTJA E VARFËRISË

Fondacioni Labinot Tahiri bashkëpunon me komunitetin për të ndihmuar familje shumë të varfëra, familje me një prind ose jetim duke ofruar një ndihmë të përmuajshme ushqimore. Për këtë qëllim Fondacioni ka hapur dhe një magazine bamirësie ku grumbullon ndihma nga kompani të ndryshme apo qytetarë qe duan të mbështesin dhe i shpërndan ato më pas tek njerëzit në nevojë. Fondacioni po punon për ngritjen e një skeme afatgjatë dhe të qëndrueshme me qëllim që ti japë mundësi dhe njerëzve në nevojë që ndihmën që marrin, ta përfitojnë me sa me shumë dinjitet. Në kuadër të këtij programi Fondacioni Labinot Tahiri ka asistuar në rastet ekstreme për të pajisur me banesa shumë familje duke sensibilizuar komunitetin për të grumbulluar mjetet financiare të nevojshme për këtë qëllim.

MBËSHTETJE SHËNDETSORE

Ky program ka në fokus raste të familjeve ekstremisht të varfëra që pertej varfërisë ekstreme janë goditur dhe nga sëmundje që kanë nevojë për një trajtim të veçantë. Puna e përditëshme na ka përballur me raste ekstremisht të vështira dhe na ka mësuar se pavarësisht nga dëshira e vullneti për të ndihmuar çdo njeri , burimet financiare dhe fizike nuk mjaftojnë për të ndihmuar çdokënd që ka nevojë. Fondacioni po punon për sigurimin e lejeve dhe licensave të nevojshme për ngritjen e një Klinike apo Qëndre për ndihmë shëndetsore, ndërkohë që së shpejti do të ofrojë dhe një shërbim ambulator për zonat e varfëra dhe me vështirësi në akses për shërbime shëndetsore.

EDUKIM DHE PUNËSIM

Fondacioni Labinot Tahiri po bashkëpunon me organizata të tjera brënda dhe jashtë vëndit, me sistemin akademik dhe sistemin e edukimit profesional, si dhe me njësitë vendore për t’ju siguruar fëmijëve dhe të rinjve që vijnë nga familje ekstremisht të varfëra aksesin në edukim, si dhe aftësimin me zanate.

RSS
Follow by Email